Jim Curtis, i dashuri i Jennifer Anistonit, e ka përshkruar romancën e tij me yllin e serialit “Friends” si “ëndërr” dhe ka shtuar se nuk “do të donte të zgjohej prej saj”.
Aktorja 56-vjeçare është lidhur me Curtisin, gurunë e mirëqenies e hipnoterapistin, që nga muaji korrik, dhe gjatë fundjavës ata e bënë lidhjen e tyre publike në Instagram (10.11.25-02.11.25), kur Aniston publikoi një foto të çiftit duke u përqafuar për ditëlindjen e tij.
“Po të jetë kjo një ëndërr, nuk dua të zgjohem”, ka shkruar Curtis në Instagram pasi ka shpërndarë disa fotografi të tjera bashkë me aktoren.
Fotot tregojnë çiftin duke marrë pjesë në ngjarje së bashku, përfshirë një imazh nga një kënd tjetër të fotografisë së Anistonit, ku shihen të shoqëruar nga disa miq.
Aniston, e cila ka qenë e martuar me aktorin, Brad Pitt, dhe më pas në lidhje me Justin Theroux nga viti 2015 deri në 2018, ndezi për herë të parë thashethemet për romancë me Curtisin gjatë pushimeve verore në Mallorca të Spanjës, në fundjavën e 4 korrikut.
Sipas MailOnline, Aniston e prezantoi me shumë entuziazëm Curtisin me shokun e saj të ngushtë dhe kolegun nga filmi “Horrible Bosses”, aktorin Jason Bateman, dhe me bashkëshorten e këtij, Amanda Anka, të dy 56 vjeç. Katërshja kaloi disa ditë së bashku në një jaht luksoz.
Pas pushimeve, Curtis reflektoi për udhëtimin e tij jetësor dhe periudhat e vështira që, sipas tij, e kanë çuar në një jetë të mbushur me “bollëk”, “gëzim” dhe “magji”.
“U ktheva nga pushimet dhe çfarë përvoje! Kur isha i sëmurë, i trishtuar, i bllokuar dhe në dhimbje, nuk e besoja kurrë se do të arrija bollëkun, gëzimin dhe dashurinë që po përjetoj çdo ditë. Mjaftoi vetëm një hap, një vendim, dhe pastaj tjetri erdhi vetë. Tani, kur kthehem pas, e kuptoj, oh! Ai kurs, ai ndryshim jete, ajo dhimbje, sollën këtë magji”, pati raportuar Page Six se ka shkruar ai.
Autori, pa përmendur drejtpërdrejt pushimet me Anistonin, u ka thënë ndjekësve të tij se “e njëjta jetë që të sjellë vështirësi, të sjellë edhe mundësi”.
“Mundësia për diçka më të mirë, më të drejtë, më të lirë, më domethënëse, është gjithmonë këtu”, thuhej në fund të shkrimit të tij.