Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person me lëndime të lehta pas të shtënave në Gjakovë

shiriti i Policisë

Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore pas raportimeve për të shtëna me armë në Gjakovë të shtunën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e mori informatën për të shtëna me armë në rrugën “Marin Barleti” rreth orës 14:25.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes është konstatuar një person, mashkull i moshës madhore, me lëndime të lehta trupore.

Policia ka thënë se po punon për arrestimin e të dyshuarit.