Showbiz

“Cowboy Carter” i Beyonces, turneu solo më fitimprurës i vitit

Beyonce

Beyonce

Foto: Associated Press

Turneu më fitimprurës i këtij viti, sipas Billboard, është “Cowboy Carter” i këngëtares së njohur, Beyonce.

Turneu i yllit që u mbajt në nëntë qytete,  është shpallur turneu që ka arritur të grumbullojë më së shumti të hyra në këtë vit. “Cowboy Carter” tani është  turneu më fitimprurës i muzikës country ndonjëherë.

Ky rezultat shënon edhe një sukses të jashtëzakonshëm të Beyonces, i cili e vendos atë edhe në mes të një grupi të vogël artistësh që ka arritur të grumbullojë 400 milionë dollarë amerikanë (rreth 340.8 milionë euro).

Ajo është amerikania e parë që e ka arritur këtë dy herë.

Më herët gjatë këtij viti, krijuesja e hitit “Crazy In Love” ka përfunduar turneun me pesë koncerte të mëdha në stadiumin SoDi në Inglewood të Kalifornisë dhe ka marrë më shumë se 50 milionë dollarë (rreth 42 milionë euro) me 217 mijë bileta të shitura.

Siç ka raportuar Rolling Stone, koncerti në Los Angeles ishte ngjarja që ka grumbulluar më së shumti njerëz në vit.

Gjithashtu ishte koncerti që ka grumbulluar më së shumti të ardhura deri më tani, në historinë e Boxscore, të cilit ia kanë kaluar vetëm  koncertet, si ai i grupit muzikor “U2” që është mbajtur në Spheren e Las Vegasit gjatë viteve 2023 dhe 2024, ai i artistit Harry Styles që është  mbajtur në Madison Square Garden të New Yorkut në vitin 2022 si dhe koncerti i grupit “Take That” në stadiumin Wembley në vitin 2011.

“Cowboy Carter” është ngjarja që ka arritur të grumbullojë më së shumti të ardhura në histori, e organizuar nga një artiste grua.

Beyonce që ka filluar turneun me 28 prill në stadiumin SoFi, u rikthye aty në datat 1, 4, 7 dhe 9 maj duke grumbulluar 11.1 milionë dollarë (9.45 milionë euro) në natë, me më shumë se 43 mijë fansa të pranishëm.

Turneu i artistit The Weeknd ka grumbulluar 336.7 milionë dollarë amerikanë (rreth 286.8 milionë euro), kurse ai i gruput  muzikor Coldplay, që ka përfunduar në vitin 2025, ka qenë turneu që grumbulloi më së shumti para në përgjithësi, sipas të dhënave të publikuara në Billboard Boxscore.

Koncerti që ky grup ka mbajtur në Spheren e Las Vegasit ka grumbulluar 464.9 milionë dollarë amerikanë (rreth 396.04 milionë euro).