Showbiz

Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë

Colin Farrell

Colin Farrell

Foto: Associated Press

Aktori njohur Colin Farrell thotë se kishte vendosur të udhëtonte në SHBA, pasi donte ta provonte jetën atje. Ai tregon se këtë vendim e mori pasi ndihej i gatshëm të “hynte në rrugë të pasigurt”. 

49-vjeçari, i cili ka arritur sukses si aktor në Britani në vitet ’90, ka vendosur t’i ndjekë ëndrrat e tij për të shkuar në Hollywood dhe këtë e ka treguar në një intervistë të përbashkët me aktoren Margot Robbie, për Extra, ndërkohë që po promovonin filmin “A Big Bold Beautiful Journey”.

VIDEO: 

“Kam qenë në shkollën e dramës, pastaj kam ndjekur mësimin për teatër në Dublin, e më pas u punësove për të bërë një emision televiziv. Pas kësaj i lash mësimet në teatër dhe vazhdova në televizion”, ka thënë ai.

Farrell ka shtuar se ka punuar dy vjet me shumë aktorë të mirë dhe i ishte ofruar opsioni për të vazhduar.

“Pastaj unë shkova të producenti dhe i thash se nuk dua ta pranoj. Ai më pyeti se mos kam gjetur punë tjetër dhe i thash se ‘jo, vetëm po hipi në aeroplan, të shkoj në Amerikë e ta provoj’”, ka shpjeguar aktori.

Farrell ka thënë se gjithmonë ka dashur të bëhej aktor. Ylli i lindur në Dublin, më parë pati thënë se aktrimin e sheh si punë shumë të zorshme.

Kur u pyet se si ka arritur të bëhet aktor, ai kishte thënë për revistën Interview se “gjithmonë kam dashur ta bëj”.

“Motra ime rrinte zgjuar deri në orën 2 të mëngjesit duke shikuar filma bardh e zi, e edhe unë rrija me të, shikonim ‘Hitchcockun’ e filma të tillë. Por, unë pija alkool e cigare e bëhesha përtac, dhe mendova se ndoshta është koha ta provoj aktrimin e ta shoh nëse më pëlqen”, pati thënë ylli.

Ai tutje ka treguar se pati bërë disa orë mësimi në National Performing Arts School në Irlandë, dhe i pëlqeu shumë.

“Por gjithashtu më duket edhe profesion shumë i zorshëm. Nuk mendoj se aktrimi të ndihmon në mënyrë psikologjike si terapi a diçka e tillë, dhe nuk fshihem pas tij që të shndërrohem në tjetër person. Nuk i tejkaloj problemet e mija përmes aktrimit. Është thjeshtë sfidë shumë e madhe”, ka thënë Farrell.

Më kalimin e kohës ai e kuptoi se profesioni në fjalë është shumë i mirë.

Kur u pyet nëse aktrimi i përmbush ndonjë nevojë të tijën, ai është përgjigjur duke thënë “sigurisht”.

“Duhet të përmbush diçka, por nuk është se kam ndonjë boshllëk. Aktrimi është thjeshtë diçka shumë e mirë”, ka thënë ylli.