Aktorja e njohur, Meryl Streep, e cila luan rolin e Miranda Priestlyt në filmin e njohur të modës “The Devil Wears Prada”, është shfaqur si karakteri në film, në javën e modës që po mbahet në Milano të Italisë.
Ajo ishte e shoqëruar nga dy persona të tjerë, aktori Stanley Tuccy, i cili po ashtu ishte në rolin e tij nga filmi, Nigel Kipling, si dhe aktorja e re nga filmi që aktualisht po xhirohet “The Devil Wears Prada 2”, Simone Ashley.
@voguemagazine Miranda Priestly has arrived at the Dolce & Gabbana show this afternoon with art director Nigel Kipling and her new assistant played by Simone Ashley, in tow. Tap the link in our bio to read all of the details.
♬ original sound - Vogue
Prestigjiozja “Vogue” ka shkruar se ende nuk dihet qëllimi i prezencës së Streepit, si Pristley në javën e modës në Milano, ani pse dukej sikur të ishte xhirim për filmin e ardhshëm.

“Do të duhet të presim për letrën nga kryeredaktorja e ‘Runway’ në filmin që do të shfaqet në pranverë të vitit 2026”, ka shkruar gazetarja e Vogues, Anna Cafolla.
Treshja u pa të ulet në rreshtin e parë të pasarelës se brendit të njohur italian “Dolce & Gabbana”.

Streep, si kryeredaktorja e paharrueshme e revistës “Runway”, Priestly, kishte veshur një mantel të gjatë, të cilin e kishte kombinuar me rrip me print leopardi, pantallona të zinj, këpucë me taka të larta ngjyrë kremi, çantë dore po ashtu me print, si dhe syze të mëdha me ram po ashtu krem. Veshja e saj ishte krijuar nga “D&G”.

Tucci, i cili ishte ulur pranë saj, kishte veshur kostum ngjyrë hiri me këmishe të zezë, kravatë me print dhe syzë te zeza.
Ashley ishte veshur me korset të zi, të cilin e kishte dekoruar me rrip me llogo të printuar të “D&G-së” si dhe fund të tejdukshëm me shkëlqim.

Treshja po luanin rolet përkatëse ndërkohë që po shikonin me vëmendje koleksionin e disenjatorëve të famshëm për pranverën e vitit 2026. Ata ju bashkuan shumë personalitetve te famshëm si Naomi Cambell e vetë Domenico Dolce e Stefano Gabbana.
Përveç këtyre, ata u takuan edhe me ish-kryeredaktoren e Vogues, Anna Wintorur, nga personaliteti i së cilës thuhet se është frymëzuar personazhi i Priestlyt.
“Kryeredaktorja legjendare” nuk është parë nëpër pasarela për gati dy dekada.
Priestly dhe Kipling, nga koleksioni i “D&G-së”, përveç veshjeve të ndryshme me punë dore të stilit të pakrahasueshëm të dyshes, panë edhe pizhame të zbukuruara me gurë e lule.
Xhirimi i skenave të vazhdimit të filmit të vitit 2006, ka qenë shumë prezent nëpër media, ndërkohë që Streep e Tuci rikthehen në rolet e tyre ikonike bashkë me aktoret Anne Hathaway, në rolin e Andy Sachs, si dhe Emily Blunt në rolin e Emily Charlton.
Gardëroba që është parë gjatë xhirimeve deri tani ishte kryesisht nga emra të njohur të modës si “Gabriela Hearst”, “Phoebe Philo” dhe shumë çanta nga brendi “Coach”.
Streep n ë rolin e Prestleyt është parë me pallto nga brendi “Lanvin” dhe një fustan të kuq me volum, ku duket sikur është skenë nga ngjarja më e madhe e modës në botë “Met Gala”.