Showbiz

Chris Pine nuk është kontaktuar për filmin e ri Star Trek

“Dungeons + Dragons: Honor Among Thieves”

Pas lajmit se Paramount Pictures ka angazhuar regjisoret e “Dungeons + Dragons: Honor Among Thieves”, John Francis Daley dhe Jonathan Goldstein, për të shkruar dhe drejtuar një episodë të ri të Star Trek, aktori Chris Pine, i njohur për rolin e Kapiten Kirk, nuk është kontaktuar ende për të marrë pjesë.

Në një intervistë gjatë Festivalit të Filmit Sundance, Pine tha për projektin: “Ju ndoshta e dini më shumë se unë.” Megjithatë, ai u shpreh me humor dhe i dha një mesazh ekipit: “Këshillë? Argëtohuni, fat të mbarë, jetoni gjatë dhe lulëzoni.”

Simon Pegg, i cili interpreton Scottyn, ka treguar më herët se do të ishte shumë i lumtur të rikthehej në rolin e tij dhe dëshiron të ribashkohet me miqtë e tij aktorë. Ai tha se shpreson që projekti i katërt i Star Trek të fillojë tani që Skydance Media ka marrë drejtimin e Paramount, duke u mbështetur nga entuziazmi i CEO-së David Ellison për sagën.

Pegg gjithashtu u shpreh se ndonëse grupi ka përjetuar “tragjedi”, përfshirë vdekjen e Anton Yelchin në 2016, do të ishte “e mrekullueshme” të bëhej një film i katërt dhe të ribashkoheshin të gjithë aktorët.