Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Charlize Theron zbulon sekretin për kujdesin ndaj lëkurës

Charlize Theron

Charlize Theron

Foto: Associated Press

Aktorja Charlize Theron, 50-vjeçare, ka zbuluar sekretin e saj për lëkurë të re dhe të freskët, duke thënë se përdor një maskë me dritë të kuqe, e cila sipas saj, ka dhënë rezultate më të mira se çdo krem.

Aktorja e filmit “Apex” ka treguar se e përdor këtë trajtim prej dy vjetësh dhe ka parë ndryshim të dukshëm në lëkurë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë një interviste në podcastin “Will and Woody”, ajo u pyet si e ruan pamjen e saj dhe u përgjigj duke thënë, “Drita e kuqe” dhe duke shtuar në shaka “dhe gjaku i një 19-vjeçari”, ka raportuar FemaleFirst.

“Në thelb, jetoj me maskë me dritë të kuqe pothuajse gjithë kohën. Sapo largohem nga xhirimet, vendos menjëherë maskën … e dua shumë. Mendoj se është e vetmja gjë që kam bërë në dy vjetët e fundit që, më shumë se çdo krem apo produkt tjetër, më ka bërë të them: ‘Wow, po shoh vërtet ndryshim’”, ka thënë ylli.

Aktorja e filmit “Monster” ka folur më parë edhe për rutinën e saj të kujdesit për lëkurën, duke treguar se është shumë e rregullt sidomos në mbrëmje, pasi vajzat e saj shkojnë në gjumë.

“Rutina ime është edhe e thjeshtë edhe e përkushtuar. Jam shumë strikte me rutinën e mbrëmjes, sepse atëherë kam kohë për veten. Bëj një dush të ngrohtë me avull dhe i kushtoj kohë lëkurës, ndonjëherë përdor maskë për fytyrën ose pajisje me lazer. Përdor tonik, serum dhe një krem shumë të pasur”, ka thënë ajo në një intervistë për ELLE.

Ajo ka shtuar se rutina e mbrëmjes është “e shenjtë” për të, ndërsa në mëngjes fokusohet më shumë në pastrim dhe përdorimin e kremit kundër diellit.

Nëse do të mbetej në një ishull të shkretë, ajo ka theksuar se do të merrte me vete kremin kundër diellit.

“SPF (krem kundër diellit), një hidratues të mirë dhe balsam buzësh. Këto janë gjërat që të duhen vërtet”, ka thënë ajo.

Në fund, Theron ka theksuar se edhe aktiviteti fizik ka rol të rëndësishëm në pamjen dhe ndjesinë e saj, duke përfshirë ushtrime si pilates dhe joga.