Netflixi ka publikuar trailerin për filmin e ardhshëm aksion dhe triler, “Apex”.
Charlize Theron luan rolin e një gruaje në zi që kërkon qetësi në natyrën e egër të Australisë, por përfundon duke luftuar për mbijetesë kur përballet me një grabitqar të pamëshirshëm, të interpretuar nga Taron Egerton. Në film luan gjithashtu edhe ylli nga Zelanda e Re, Eric Bana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pamjet e para të filmit, kryepersonazhi, i portretizuar nga Theron, shfaqet teksa udhëton drejt Parkut Kombëtar “Wandarra”, ku merr udhëzime nga personazhi i aktorit britanik Egerton, në një pikë karburanti. Kur arrin në destinacion, ky burrë misterioz ndodhet aty për ta pritur. Nga këtu, situata merr kahe të rrezikshme dhe shndërrohet në një luftë për mbijetesë.
Regjinë e filmit e ka bërë Baltasar Kormákur, ndërsa xhirimet kanë zënë vend në Australi.
“Apex” do të shfaqet globalisht përmes platformës Netflix, më 24 prill.