Aktotri, Timothée Chalamet, ka deklaruar se do të kishte preferuar që premiera e filmit të tij “Marty Supreme” në Paris të ishte falas për publikun, pasi biletat për ta parë kushtonin deri në 50 euro.
Aktori 30-vjeçar e bëri këtë deklaratë me tone të lehta humori, duke iu drejtuar audiencës nga skena, madje duket se pjesërisht në karakterin e personazhit të tij në film, kampionit karizmatik të pingpongut Marty Reisman.
I veshur me një kostum ngjyrë kafe nga brendi “Givenchy” dhe me syze dielli, Chalamet u prit me brohoritje nga fansat në premierën franceze të “Marty Supreme”, e cila u mbajt të martën mbrëma (3 shkurt) në kinemanë Le Grand Rex në Paris.
Filmi i prodhuar nga A24, ku Chalamet është edhe producent, u prezantua para një salle plot, së bashku me regjisorin Josh Safdie dhe bashkëskenaristin Ron Bronstein.
Ndërkohë, biletat për ulëset e rezervuara ishin shitur me çmime që arrinin deri në 50 euro.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Chalamet u distancua nga vendimi për çmimet e biletave dhe kritikoi hapur lartësinë e tyre.
“E di që ju kanë tarifuar shumë. Kjo nuk ka të bëjë fare me mua! Unë nuk po marr asnjë para nga kjo, dhe do të kisha dashur që të ishte falas”, ka thënë ai.
Sipas raportimeve nga ngjarja, deklarata e tij u prit me duartrokitje nga publiku.
Gjatë fjalës së tij, Chalamet, duke ruajtur ende energjinë e personazhit të filmit, ka folur edhe për rëndësinë e kulturës kinematografike franceze, teksa prezantoi shfaqjen bashkë me ekipin e filmit.
“Në Francë ka një kulturë shumë të madhe të kinemasë. Edhe nëse filmi ka sukses në SHBA, ai është një film mrekulli”, ka thënë ai duke folur në gjuhën frënge.
Chalamet i bëri edhe një homazh të veçantë “popullit francez që e do kinemanë”.
Nga ana tjetër, regjisori Josh Safdie u shpreh se roli kryesor ishte krijuar që në fillim me Timothée Chalamet në mendje.
“Roli i Marty Reisman u shkrua për të. E takova kur ishte në fillim të të 20-ave dhe pashë një të ri që kishte sy më të mëdhenj se koka e tij. Pashë një djalë që ishte i pranishëm në dhomë, por jo aty ku donte të ishte. Takoba ‘Marty Supreme’. Takova një djalë që kishte një vizion për veten. Ai e shihte botën, artin, por ishte ende shumë larg. Ai duhej të ishte në qendër”, ka thënë ai.
Premiera në Paris vjen pas një sezoni të suksesshëm çmimesh për interpretimin e Chalamet në këtë film, i cili tashmë ka marrë vlerësime të rëndësishme në SHBA.
“Marty Supreme” pritet të shfaqet në kinematë franceze më 18 shkurt.