Showbiz

Carmen Electra rrëfen sfidat me peshën për xhirimet e "Baywatch"

Carmen Electra

Aktorja 52-vjeçare, Carmen Electra, ka treguar një sfidë me të cilën është përballur për të luajtur në një prej roleve të saj më të njohura. 

Ajo ka thënë se për të marrë rolin e Lani McKenzies në serialin “Baywatch” i është kërkuar që të humbë peshë. 

Për shkak të rolit, ku asaj i duhej të shfaqej shpesh në bikini, menaxherët i kanë thënë se është shumë e trashë.

Megjithatë, aktorja thekson se asnjëherë nuk ka menduar të mbajë dietë. 

"Kurrë nuk kam pasur peshë të tepërt, por ndonjëherë më kanë thënë se isha shumë e rëndë! Kur shikoj prapa tani, edhe unë mendoj se isha. Ata vinin dhe më thoshin se duhej të humbisja disa kilogramë”, ka thënë ajo për emisionin televiziv amerikan “Extra”, raportoi “Female First”.

Ylli i “I Want Candy” nuk ka dhënë detaje se si është perceptuar trupi i saj gjatë kohës sa është xhiruar seriali, i cili u shfaq nga vitit 1989 deri më 2001.

Ajo njihej si personazhi që mbante rroba banje të kuqe.