Aktorja Carey Mulligan ka reflektuar për rrugëtimin e saj drejt famës, duke pranuar se ka arritur më shumë sesa kishte pritur në fillim të karrierës.
40-vjeçja ka zbuluar se në rininë e saj ishte refuzuar nga disa prej shkollave më prestigjioze të aktrimit në Britani, si “Royal Academy of Dramatic Art”, “Guildhall School of Music and Drama” dhe “London Academy of Music and Dramatic Art”. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi që të ndërtonte një karrierë të suksesshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk më dukej fundi i botës, sepse e dija sa konkurruese ishte kjo fushë. Dhe për më tepër, për monologun përdora një pjesë të Sarah Kane për vetëvrasjen, që nuk është diçka që i pëlqen shumë publikut”, ka thënë ajo në një intervistë për The Hollywood Reporter.
Pas refuzimeve, Mulligan ka vazhduar studimet në universitet dhe më pas u njoh me një agjent kastingu, çka i hapi rrugën në industrinë e filmit.
Ajo pati një nga rolet e para të rëndësishme në mesin e viteve 2000, kur luajti përkrah aktores Keira Knightley dhe Matthew Macfadyen në filmin “Pride and Prejudice”.
Më pas, ajo u shfaq në teatër në adaptimin e shfaqjes “Bleak House”.
“Në atë pikë kuptova: ‘Ndoshta kjo është puna ime’. Prisja të vazhdoja me role dytësore në televizion, në teatër kur të mundesha dhe role shumë të vogla në filma”, ka thënë ajo duke folur për pritshmëritë e saj në fillim.
Aktorja ka luajtur shpesh role të bashkëshorteve apo të dashurave në histori që fokusohen te burrat, por ajo thotë se është e hapur për projekte të ndryshme.
“Nëse ka një regjisor apo skenarist të shkëlqyer dhe ndjej se ka hapësirë për të bërë diçka më interesante, atëherë angazhohem menjëherë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, ajo ka theksuar se jeta familjare është më e rëndësishme se karriera.
Mulligan, e cila ka tre fëmijë me muzikantin Marcus Mumford, ka thënë se puna që bën është më e mira në botë.
“E dua shumë punën time dhe është puna më e bukur në botë, por gjithsesi është një punë. Nuk mund të jetë më e rëndësishme se momenti kur duhet të kthehem në shtëpi dhe të kujdesem për fëmijët”, ka thënë ajo.
Mulligan ka zbuluar gjithashtu se aktorja Nicole Kidman ka qenë frymëzim i madh për të, sidomos për filmin “Promising Young Woman”.
“Ajo ishte një nga frymëzimet tona për ‘Promising Young Woman’. Ajo është e jashtëzakonshme, njëkohësisht simpatike, tërheqëse dhe frikësuese. Është një mësim i vërtetë aktrimi”, ka thënë ajo.