Këngëtarja e njohur, Cardi B, ka treguar se është tejet romantike dhe se nuk ka hequr dorë nga shpresa se do ta gjejë dashurinë e vërtetë.
32 vjeçja, e cila në vitin 2023 është ndarë nga partneri, reperi Offset, ka thënë se ende shpreson ta gjejë dashurinë e vërtetë.
“Besoj në dashuri. Jam tejet romantike”, ka thënë ajo në Today Show, ka raportuar FemaleFirst.
Cardi që ishte martuar me Offsetin në vitin 2017, tani është në lidhje me sportistin Stefon Diggs, dhe ka treguar se është e hapur që të martohet sërish.
Kur u pyet nëse mendon se do të martohet sërish, ajo u përgjigj duke thënë se “Po, do të martohesha sërish”.
Reperja tutje ka thënë se po planifikon ta mbështesë Diggsin në ndeshjet e futbollit, pasi që të mbarojë promovimin e albumit të saj të ri “Am I the Drama?”.
“Do të shfaqesha në ekran çdo ditë, duke i sharë njerëzit. Por pasi ta përfundojë punën me promovimin e albumit, do të shkoj në çdo ndeshje. Në çdonjërën prej tyre”, ka thënë ylli.
Cardi ka tre fëmijë me Offsetin dhe ka pranuar se pasi është bërë prind i është komplikuar pjesa romantike e jetës.
“Gjithkush e di se sa e përkushtuar jam si nënë. Pra, veç e dinë që unë vi me bagazh të madh, me qese, me çanta, me çantë për libra, e gjëra të tilla. Vi me gjithçka”, ka thënë ajo.
Ajo është një nga artistet, puna e së cilës është nga më të shiturat në botë, por më parë pati thënë se ishte më e lumtur kur nuk ishte e famshme.
Krijuesja e hitit “Bodak Yellow” nuk shqetësohet për të ardhurat, por ka pranuar se është më pak e lumtur se më parë.
“Gjëja pozitive është që familja ime, kanë çdo gjë që duan. Çdo gjë që dua të blej, mund ta blej. Nuk më duhet të shqetësohem për të ardhurat në të ardhmen. Gjëja negative është se edhe pse jam e lumtur, ndjej sikur kam qenë më e lumtur dy a tri vjet më parë, kur kam pasur më pak para”, ka thënë ajo.