Showbiz

Cardi B pasi i fshin fotot me të dashurin: Jam shumë dramatike

Cardi B

Cardi B

Foto: Associated Press

Reperja Cardi B ka thënë se është shumë dramatike rreth situatave të ndryshme.

32 vjeçja, e cila ka çuditur fansat pasi ka hequr fotografitë e partnerit të saj të ri, sportistit Sefon Digs, nga llogaria në Instagram, ka thënë se askush nuk duhet të “lexojnë” shumë nga veprimet që ajo bën online.

“Jam dramatike. Këtu qëndron çështja. Dicka që njerëzve ju duket ‘e madhe’, mua nuk me duket në atë moment”, ka thënë ajo në podcasting Call Her Daddy, ka raportuar FemaleFirst.

Kur është pyetur nëse i arkivon fotografitë apo vetëm i fshinë, ka thënë se i ruan.

“Thjesht i arkivoj. Por jam shumë dramatike”, ka thënë ajo.

Vendimi që ajo mori për t'i larguar fotografië e Digsit nga llogaria e saj, e ka acaruar partnerin, pro ajo ka thënë se qeshin me këtë fakt.

“Ai më tha, pse e ke bërë këtë? Por, me këto gjëra qeshim”, ka thënë reperja.

Ndërkohë Cardi ka treguar se ish-burri i saj, reperi Offset do që ajo të ia paguaj taksat.

Ylli ka kërkuar divorc nga ai që më shumë se një vit dhe pretendon se mosmarrëveshjet financiare po e ngadalësojnë procesin.

“E vetmja arsye që ende nuk janë përfunduar procedurat është sepse ai dëshiron që unë t’ia paguaj taksat. E vetmja mënyrë që unë të dal nga ajo martesë është të paguaj taksat e dikujt tjetër. Ani pse i paguaj të miat e që i kam dhënë një nga pronat e mia, do të luftoj për këtë. Kjo nuk është dashuri. Nuk do të rresht së dashuri jetën time”, ka thënë ajo gjatë intervistës.

Ajo gjithashtu ka cekur se Offset ka kërkuar miliona dollarë për ta përfunduar procesin e divorcit.

“Praktikisht unë jam ende e martuar, sepse dikush po dëshiron që të më mbaj si peng, nëse nuk i jam miliona dollarë të dal nga kjo gjë”, ka thënë ndër të tjera Cardi.