Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cara Delevingne nënshkruan marrëveshje me Warner Music Group

Cara Delevingne

Cara Delevingne

Foto: Associated Press

Modelja e njohur, Cara Delevingne, ka nënshkruar marrëveshje me studion muzikore Warner Music Group dhe pritet të publikojë projektin e ri muzikor brenda pak ditësh, duke shënuar një hap të ri në karrierë.

Aktorja 33-vjeçe po zgjerohet edhe më tej profesionalisht, këtë herë duke hyrë seriozisht në industrinë muzikore. Kënga e saj e parë pritet të publikohet gjatë këtij muaji, ka shkruar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportimeve, Delevingne ka punuar për projektin e ri gjatë dy vjetëve të fundit dhe do të bëjë debutimin live në festivalin “Primavera Sound” në Spanjë në muajin qershor.

“Muzika. Ka qenë gjithmonë frika ime më e madhe dhe dashuria ime më e madhe. ‘I Forgot’ dhe ‘Out Of My Head’ janë një paraqitje e parë e mendimeve të mia gjatë viteve të fundit. Nuk më besohet që më në fund arritëm këtu”, ka shkruar ajo në Instagram.

Delevingne ka pasur më herët përvoja në muzikë, duke bashkëpunuar me producentin Pharrell Williams në këngët “CC The World” për filmin “Reincarnation” për brendin e veshjeve “Chanel” në vitin 2014 dhe “I Feel Everything” në vitin 2017. Ajo gjithashtu ka dhënë vokale në këngën “Pills” të ish-partneres së saj St. Vincent në vitin 2017.

Interesante është se Delevingne kishte nënshkruar një marrëveshje të parë në muzikë që në moshën 16-vjeçare me Simon Fuller, por vendosi të fokusohej fillimisht në karrierën si modele dhe më pas si aktore.

Ajo bëri debutimin në aktrim me një rol të vogël në filmin “Anna Karenina” të regjisorit Joe Wright, përpara se të merrte role kryesore në filma si “Paper Towns”, “Suicide Squad” dhe “Valerian and the City of a Thousand Planets”.

Ndërkohë, Delevingne ka folur hapur edhe për jetën e saj personale, duke treguar se vendimi për të mos pirë më alkool në vitin 2022 ia ka ndryshuar jetën.

Në një intervistë për ELLE UK, ajo u shpreh se heqja dorë nga alkooli “ia ka vlejtur çdo sekondë”.

“Për një kohë të gjatë ndihesha sikur po fshihja shumë gjëra nga njerëzit që më admironin. Tani më në fund ndjej se mund të jem e lirë dhe vetvetja, plotësisht”, pati thënë ajo.

Në një tjetër deklaratë për PEOPLE në vitin 2026, ajo ka shtuar se që kur nuk pi alkool po ndihet më shumë si “një fëmijë” se kurrë më parë, “në kuptimin më të mirë të mundshëm”.

“Mendoj se secili ka pasiguritë apo plagët e veta sa i përket vetëvlerësimit. Nuk bëhet fjalë për t’i luftuar ato, por për t’i pranuar dhe për t’i dashur ato pjesë të vetes. Gabimet, gjithçka që na bën njerëzorë, duhet t’i pranosh dhe t’i duash pa kushte. Është një proces. Nuk është e lehtë. Nuk është diçka që e arrin njëherë e përgjithmonë. Duhet të punosh për të çdo ditë”, ka thënë ajo.