Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Busta Rhymes grushton dikë

Busta Rhymes

Foto: Associated Press

Reperi amerikan Busta Rhymes është akuzuar se ka grushtuar një burrë.

Policia ka thënë se Busta Rhymes ka marrë ftesë për t’u paraqitur për sulm të shkallës së tretë të ndodhur në Brooklyn më 10 janar, raportoi AP. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia që iu përgjigj një thirrjeje për ndihmë atë natë ka thënë se një 50-vjeçar i tha se po fjalosej me një burrë i cili më pas e grushtoi në fytyrë disa herë. Viktima u dërgua në spital për trajtim, sipas policisë.

Zyra e Prokurorit ka thënë se Busta Rhymes do të dalë para gjykatës më 3 shkurt.

Busta Rhymes është prej reperëve amerikanë në zë.