Showbiz

Brooklyn Beckham merr përkrahje nga ish-partnerja

Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham, 26 vjeç, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me largimin e tij nga prindërit David dhe Victoria Beckham, duke i akuzuar për kontroll, prioritizim të imazhit publik dhe marginalizim të bashkëshortes së tij, Nicola Peltz Beckham. Në postimin e tij në Instagram, ai tha se nuk dëshiron të rikthehet me familjen.

Afton McKeith, e cila ishte edhe partnerja e tij kur ishte adoleshent, e mbështeti Brooklynin. Afton tregoi për gazetën “The Sun” se Brooklyn ka kaluar një fëmijëri të vështirë duke u rritur në sy të publikut dhe se shpesh ndihej i izoluar, pavarësisht se kishte motra, vëllezër dhe kujdestarë pranë tij.

Afton theksoi se Brooklyn vuante nga ankthi dhe shpesh ndjehej i stresuar kur e fotografonin në public.

“Ai nuk bëhej kurrë agresiv, por ishte i frikësuar dhe i shqetësuar. Ndihem mirënjohëse që prindërit e mi më mbrojtën mua.”

Brooklyn gjithashtu mohoi spekulimet se bashkëshortja e tij Nicola kishte ndihmuar në shkrimin e deklaratës së tij, duke theksuar se ishte e gjitha ide e tij dhe se po qëndronte për herë të parë për të drejtën e tij.

Në postimin e tij, Brooklyn shkroi: “Kam qenë i heshtur për vite dhe kam bërë çdo përpjekje të mbaj këto çështje private. Por prindërit e mi dhe ekipi i tyre vazhduan të shkonin te media, duke më lënë pa zgjidhje tjetër veçse të flas vetë dhe të tregoj të vërtetën. Nuk dua të rikthehem me familjen. Nuk po më kontrollojnë, po qëndroj për veten time për herë të parë në jetën time.”