Aktori Bradley Cooper vazhdon të ndërtojë emër edhe prapa kamerës me filmin e ri, “Is This Thing On?”. Si regjisor, ky është filmi i tij i tretë pas hitit të arkave filmike të vitit 2018, “A Star is Born” dhe biografisë së Leonard Bernsteinit, “Maestro”, i lansuar në vitit 2023.
Filmi dramë dhe komedi eksploron një tjetër marrëdhënie komplekse; sjell një protagonist tjetër që përballet me vështirësi, dhe sërish e përdor shprehjen artistike si një element kyç në udhëtimin e personazhit kryesor. Cooper kishte marrë përsipër rolin kryesor në dy filmat e tij të parë. Kësaj radhe është Will Arnett, i cili jep interpretimin më të mirë të karrierës së tij shumëdimensionale. Historia nis me personazhin Alex Novak dhe bashkëshorten e tij, Tess, të cilët bien dakord të ndahen pas shumë vitesh martesë.
Ndarja është miqësore, por asnjëri prej tyre nuk është i sigurt se çfarë të bëjë më tej, veçanërisht sa i përket dy djemve të tyre të vegjël. Ata e mbajnë lajmin sekret për sa më gjatë të jetë e mundur, madje edhe duke e fshehur atë nga miqtë e tyre të ngushtë ekscentrikë: Christine dhe bashkëshorti i saj i bezdisshëm, Balls. Por, më në fund, detyrohen të tregohen të hapur me miqtë dhe familjen e tyre.
Krahas Arnettit, kasta përbëhet nga aktorë të shkëlqyer si, Laura Dern, Andra Day, Sean Hayes dhe të tjerë.
“Is This Thing On?” tashmë është duke u shfaqur për publikun e gjerë.