Aktori i njohur Bradly Coper ka zgjedhur mënyrën tradicionale për të treguar se sa seriozisht e ka pëlqimin për modelen Gigi Hadid. Ai ka kërkuar dorën e modeles te nëna e saj.
Një burim ka thënë për Daily Mail se Cooper ka kërkuar leje nga nëna e Haditit , Yolanda Hadid, që të mund t’i propozojë për martesë modeles së njohur.
“Bradley i ka kërkuar Yolandas dorën e Gigit për martesë. Ai do që ajo ta dijë se sa seriozisht e ka ai me Gigin dhe se si po planifikon të ndërtojë një familje solide më të në New York”, ka thënë burimi.
Është thënë gjithashtu se Gigi, e cila është takuar me Cooperin në një ditëlindje fëmijësh, ku vajzat e tyre ishin të ftuara, ishte duke pritur propozimin dhe ka diskutuar martesën për nënën e saj, Yolandan dhe babain e saj 77 vjeç, Mohamed Hadid.
“Nëna e saj, Yolanda ka qenë në dijeni. Por që Gigi i ka treguar babait që dëshiron të martohet me Bradleyn, është hap i madh, është më shumë zyrtare”, ka thënë burimi.
Cooper, i cili nga viti 2006 deri në vitin 2007 ka qenë i martuar me aktoren Jennifer Esposito, është raportuar se gjithashtu i ka treguar nënës së tij, Floria Campano se po dëshiron të martohet me Gigin.
“Ata janë shumë të afërt dhe ai i tregon gjithçka”, ka thënë burimi.
Gjithashtu është raportuar se aktori dhe modelja dëshirojnë të martohen në mënyrë që t’i bashkojnë edhe fëmijët.
Cooper ka vajzën tetë vjeçe, Lea, me ish-të dashurën e tij, modelen Irina Shayk, me të cilën është ndarë në muajin qershor të vitit 2019 pas katër vjetësh bashkë.
Gigi, ka vajzën pesë vjeçe, Khai, me ish-të dashurin, këngëtarin Zayn Malik, me të cilin është ndarë në vitin 2021 pas gati pesë vjetësh lidhjeje.
Copper dhe Gigi kanë shpërndarë për herë të parë fotografi bashkë në Instagram, në muajin prill, për ditëlindje të saj.
“Ndihem shumë me fat që jam 30 vjeçe!”, pati shkruar ajo.