Showbiz

Brad Pitt thotë se aktorët e rinj e shijojnë më shumë punën

Brad Pitt

Foto: Associated Press

Brad Pitt mendon se aktorët e rinj “e shijojnë” punën më shumë se që bëjnë ata që kanë karrierë më të gjatë.

Aktori 61-vjeçar i cili luan përkrah Damson Idris në "F1", ka pohuar se aktorët e gjeneratës së tij kanë tendencë të jenë "pak më të tensionuar" sesa homologët e tyre më të rinj.

"Më pëlqen të shoh se me çfarë po vijnë brezat e rinj. Të shoh se me çfarë po përballen dhe gjithashtu mënyrën se si e kalojnë këtë. Ndihem sikur e shijojnë më shumë”, ka thënë Pitt gjatë një paraqitjeje në podkastin New Heights.

"Ne ishim pak më të tensionuar dhe duhej të përqendroheshim te aktrimi”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, Pitt ka vënë në dukje se disa aktorë të rinj zhvillojnë një obsesion të pashëndetshëm me drejtimin e një serie filmash.

Brad dhe Damson punuan të dy me Sir Lewis Hamilton në F1, dhe aktori 33-vjeçar zbuloi së fundmi se i pëlqente të mësonte nga ish-kampioni i botës në Formula 1, i cili shërbeu si producent ekzekutiv në film.

Damson i ka thënë BBC 1Xtra se kur bëhet fjalë për drejtimin e veturës, Hamilton e inkurajon vërtet.

“Ai solli atë energji në sheshxhirim që na kujtoi sa autentik është ky film dhe ky ishte gjithmonë qëllimi ynë - të bënim filmin më autentik të garave të të gjitha kohërave. Dhe Lewis është edhe vëllai im, kështu që ta shihja duke aktruar ishte e mahnitshme për mua”, është shprehur Damson.

Pavarësisht kësaj, Damson ka pranuar se xhirimi i skenave të aksionit ishte sfidues për të.