Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Brad Pitt nuk planifikon të martohet me Ines de Ramon

Ines de Ramon dhe Brad Pitt

Ines de Ramon dhe Brad Pitt

Foto: Associated Press

Aktori i njohur Brad Pitt nuk ka plane të martohet me partneren e tij aktuale, disenjatoren e bizhuterive Ines de Ramon, pavarësisht se marrëdhënia e tyre po forcohet, sipas burimeve pranë çiftit.

Ylli 62-vjeçar i filmave “Fight Club” dhe “Once Upon a Time… in Hollywood” është në lidhje me De Ramon, 33 vjeçe, që nga viti 2022. Sipas Page Six, ajo tashmë është bërë pjesë e rregullt e takimeve familjare të aktorit dhe ka krijuar marrëdhënie të afërta me familjen e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, një burim për median ka thënë se, pavarësisht afrimit të saj me familjen e Pitt, nuk pritet që çifti të martohet.

“Ines është shumë e afërt me familjen e Bradit. Ata e duan dhe e kanë pritur me krahë hapur që nga fillimi”, ka thënë burimi.

Sipas tij, ajo tashmë konsiderohet si pjesë e familjes.

“Por Brad nuk ka plane për martesë, pavarësisht sa e afërt është Ines me të gjithë”, ka shtuar burimi.

Raportohet se Ines ka krijuar marrëdhënie personale edhe me anëtarë të tjerë të familjes së aktorit, duke marrë pjesë në takime familjare dhe duke qëndruar në kontakt me ta edhe jashtë pranisë së Brad Pitt.

“Ines është shumë e thjeshtë dhe e shoqërueshme. Ajo përshtatet natyrshëm me familjen dhe kalon kohë duke qeshur e biseduar me ta”, ka thënë më tej burimi.

Pitt dhe aktorja e njohur, Angelina Jolie, kanë finalizuan divorcin e tyre në muajin dhjetor të vitit 2024, pas më shumë se tetë vjetësh procedura ligjore. Ish-çifti kanë gjashtë fëmijë së bashku.

Ines de Ramon ka qenë më parë e martuar me aktorin Paul Wesley, me të cilin u nda në vitin 2022.

Duke folur për GQ, Pitt ka minimizuar rëndësinë e divorcit të tij, duke thënë se gjithçka ishte një proces ligjor që përfundoi natyrshëm.

“Nuk mendoj se ishte ndonjë gjë aq e madhe. Thjesht diçka që u përmbyll ligjërisht”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu hodhi poshtë idenë se paraqitja e tij publike me Ines në një garë Formula 1 ishte e planifikuar.

“Jo, nuk është aq e kalkuluar. Jeta thjesht ecën përpara, marrëdhëniet evoluojnë”, u shpreh aktori.

Sipas raportimeve, disa nga fëmijët e Pitt janë distancuar nga aktori vitet e fundit, megjithëse disa ende mbajnë kontakte familjen e tij.