Pas një beteje ligjore që zgjati tetë vjet, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë përfunduar procedurat e divorcit të tyre në muajin dhjetor të vitit 2024. Tani, aktori 61-vjeçar raportohet se është i lumtur në marrëdhënien e tij me disenjatoren e stolive Ines de Ramon.
“Ata po kalojnë shkëlqyeshëm”, ka thënë një burim për People.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas burimit, i cili ka qenë në një lidhje me De Ramon që nga fundi i vitit 2022, ai është i lumtur që e ka lënë pas këtë kapitull të vështirë të jetës.
“Ai është i kënaqur që divorci është finalizuar. Gjërat janë të qeta për familjen”, ka shtuar burimi.
Burime të mëparshme kanë treguar se Pitt nuk ka dashur të nxitojë me romancën e tij të re, duke preferuar që gjërat të zhvillohen natyrshëm.
“Brad dhe Ines ende po shijojnë kohën së bashku dhe po argëtohen. Kanë interesa të përbashkëta, e duan kreativitetin dhe udhëtimet. Janë të lumtur që kanë marrëdhënie të thjeshtë”, ka thënë një burim për Entertainment Tonight.
Gjithashtu, një tjetër burim ka shtuar se Pitt është “shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm” në lidhjet e tij romantike.
“Ai dëshiron t'i lë gjërat të rrjedhin natyrshëm”, ka theksura burimi.
Pitt, i cili më parë ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston nga viti 2000 deri në 2005, tani është përqendruar tek e ardhmja. Me filmin e tij të ri “F1”, i cili pritet të publikohet në qershor, aktori po rikthehet në një periudhë më pozitive të jetës.
“Jeta është e mirë për të, nuk ka ankesa”, ka thënë burimi për People.
Ndërkohë, një burim tjetër i ka thënë Us Weekly se pas përfundimit të konfliktit ligjor me Jolien, Pitt është gati të fillojë nga e para.
“Brad dëshiron të rikthejë jetën e tij në rrugën e duhur dhe ta lërë këtë pas. Ai mund të nisë nga e para”, ka thënë burimi.