Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Blackpink shpërthen me këngë pas tri vjetësh

bp

K-pop grupi “Blackpink” ka lansuar “Jump”, kënga e parë në tri vjet nga katër vajzat e grupit.

Kënga së pari u dëgjua më 5 korrik në ndalesën e parë të turit botëror të tyre, që ishte edhe koncerti i parë i grupit në gati dy vjet, shkroi NME.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Blackpink” pati thënë se do të këndonin një këngë të re. Tani kënga është publikuar edhe në platforma.

Turi i grupit përgjatë gjithë muajit do të vazhdojë nëpër Amerikën e Veriut. Në gusht do të jetë në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. “Blackpink” rikthehet më pas në tetor dhe dhjetor në Azi.