Këngëtarja e njohur Billie Eilish pritet të bëjë debutimin e saj si aktore në një film të madh, pasi është në bisedime për rolin kryesor në adaptimin kinematografik të romanit klasik “The Bell Jar”.
Sipas raportimeve të Deadline, fituesja e çmimit “Oscar” është në negociata të avancuara për të luajtur personazhin kryesor, Esther Greenwood, në filmin e bazuar në romanin e vitit 1963 të autores Sylvia Plath.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAni pse nuk ka luajtur më parë në filma, Eilish nuk është e panjohur për industrinë e kinemasë. Ajo ka fituar dy herë çmimin “Oscar” për këngën më të mirë origjinale.
Në vitin 2022 ajo ka fituar çmimin për këngën “No Time To Die” nga filmi me të njëjtin titull, aventura e fundit e James Bond e interpretuar nga Daniel Craig.
Në vitin 2024 ajo ka fituar sërish “Oscar” për këngën “What Was I Made For?” nga filmi “Barbie”, duke u bërë fituesja më e re në histori që ka marrë dy çmime nga Akademia e Filmit.
Filmi do të drejtohet nga regjisorja Sarah Polley, e njohur për filmin “Women Talking”, e cila do të punojë edhe me skenarin e saj. Projekti pritet të mbështetet dhe shpërndahet në SHBA nga studioja Focus Features.
Projekti u zhvillua fillimisht nga producentja Joy Gorman Wettels përmes kompanisë së saj The Joy Coalition, ndërsa në prodhim do të përfshihen edhe Plan B Entertainment dhe StudioCanal.
“The Bell Jar” është romani i vetëm i Sylvia Plath dhe konsiderohet një vepër gjysmë-autobiografike që trajton përvojat e një gruaje të re me probleme të shëndetit mendor dhe depresion, të bazuara në përvojat personale të autores.
Libri është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, por historia e tij lidhet edhe me një tragjedi personale, pasi Sylvia Plath i dha fund jetës vetëm një muaj pasi romani u botua për herë të parë në Britani.
Romani është adaptuar një herë për film në vitin 1979 nga regjisori Larry Peerce, me aktoret Marilyn Hassett dhe Julie Harris në rolet kryesore.
Gjatë viteve janë planifikuar edhe versione të tjera që nuk u realizuan kurrë.
Në vitin 2007, Julia Stiles ishte parashikuar të luante rolin kryesor në një projekt të ri, ndërsa rreth një dekadë më vonë Kirsten Dunst ishte lidhur me një version që do ta drejtonte vetë, me Dakota Fanning në rolin kryesor.
Asnjë nga këto projekte nuk u realizua.
Në vitin 2019 u raportua gjithashtu se rrjeti televiziv Showtime po zhvillonte një serial të bazuar në roman me Frankie Shaw, por edhe ai projekt u anulua.