Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bie shikueshmëria e “Oscars”

Ceremonia e ndarjes së çmimeve "Oscar"

Ceremonia e ndarjes së çmimeve "Oscar"

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” nga Akademia e Filmit këtë vit u ndoq nga rreth 17.9 milionë shikues, një rënie prej 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Nielsen, ka raportuar The New York Times.

Kjo ka shënuar rënien e parë pas katër vjetësh rritjeje dhe vjen në një kohë kur edhe spektakli i ndarjes së çmimeve “Grammy” dhe “Golden Globe” kanë pësuar ulje të shikueshmërisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, ceremonia u prit mirë nga kritika dhe rikthimi i komedianit Conan O’Brien si prezantues u vlerësua pozitivisht.

Filmi “One Battle After Another” ka fituar çmimin kryesor për filmin më të mirë, ndërsa “Sinners” mori katër çmime, përfshirë të parin “aktori më i mirë” për Michael B. Jordan.

Një nga arsyet e mundshme për rënien e shikueshmërisë ishte konkurrenca nga ngjarjet sportive.

Në të njëjtën mbrëmje u zhvillua një ndeshje gjysmëfinale e World Baseball Classic mes SHBA-së dhe Republikës Dominikane, që tërhoqi rreth 7.4 milionë shikues.

“Ky është një numër i konsiderueshëm për një kanal kabllor”, ka raportuar Nielsen.

Ndryshe prej më herët, kur “Oscars” tërhiqnin mbi 30-40 milionë shikues dhe mediat shmangnin konkurrencën, sot vetëm Super Bowl mbetet eventi që televizionet përpiqen ta shmangin.

Edhe shfaqjet e tjera kanë rënie:

-“Grammy Awards”: 14.4 milionë shikues

-“Golden Globes”: 8.7 milionë shikues

Megjithatë, organizatorët nuk janë shumë të shqetësuar. “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” do të ndryshojë mënyrën e transmetimit në vitet e ardhshme.

“Nga viti 2029, ‘Oscars’ do të transmetohen ekskluzivisht në YouTube”, sipas planit të ri, duke shënuar një ndryshim të madh nga televizioni tradicional drejt platformave online.