Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce ribashkon Destiny's Child në turneun Cowboy Carter

Destiny's Child

Grupi “Destiny's Child” është ribashkuar për herë të parë pas shtatë vitesh për finalen e madhe të turneut të Beyoncet “Coëboy Carter” në Las Vegas, raportoi të dielën BBC.

Treshja i surprizoi fansat me një përzierje të disa prej këngëve të tyre më të dashura, duke përfshirë “Lose My Breath” dhe “Bootylicious”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kelly Rowland dhe Michelle Williams iu bashkuan Beyoncet për një interpretim të hitit të saj të vitit 2022, Energy.

Grupi që kryesonte top listat ndau rrugët e tyre në vitin 2006, por janë ribashkuar më parë gjatë performancës së Beyonces në pushimin e pjesës së parë në Super Bowl në vitin 2013 dhe në performancën e saj kryesore në Coachella në vitin 2018.

Pas shfaqjes të shtunën, Beyonce ndau një foto të treshes në Instagramin e saj pa ndonjë mbishkrim.