Showbiz

Beteja e Bruce Willisit me demencën, vajza e tij thotë se ai nganjëherë nuk e njeh

bruce willis

Vajza e aktorit të famshëm Bruce Willis, Rumes Willis, ka treguar për gjendjen me demencë të të atit. Bruce Willis ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale në vitin 2022.

Ajo ka thënë se babai i saj jo gjithmonë e njeh kur i shkon në vizitë, por ka theksuar se është e lumtur që është në gjendje t’i qëndrojë pranë.

“Jam shumë e lumtur dhe falënderuese që ende mund të shkoj dhe ta përqafoj”, ka thënë ajo në një video në Instagram.

“Jam falënderuese që mund të shkoj tek ai dhe ta përqafoj pavarësisht se a më njeh a jo, ai mund ta ndjejë dashurinë që ia jap dhe mund ta ndjej se edhe ai ma jep atë”.

Rumer Willis ka treguar se Bruce është mirë edhe pse po përballet me sëmundjen e cila ndikon në sjelljen, personalitetin dhe të folurit e një personi.

“Ai është mirë, në aspektin e asaj si dikush që po përballet me demencë frontotemporale”, ka thënë ajo.

Muajin e kaluar, bashkëshortja e tij Emma Heming Willis pati thënë se kur mësuan për sëmundjen kishin mbetur të pashpresë dhe nuk dinin si të vepronin.

“Ditën kur morëm diagnozën, dolëm nga mjeku pa asgjë – pa shpresë, pa zgjidhje, pa mbështetje”, ka theksuar ajo derisa e ka përshkruar ngjarjen si traumatike.