Një hakere është deklaruar fajtore për vjedhje të muzikës së artistëve, përfshirë të shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, Coldplay e Shawn Mendes.
Skylar Dalziel bëri rreth 42,000 funte nga shitja e muzikës që vodhi, sipas Policisë së Londrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçarja pranoi fajësinë për 11 shkelje të së drejtës së autorit dhe u dënua me 21 muaj burgim, raportoi BBC.
“Vjedhja e materialit me të drejta të autorit për përfitim të vetin financiar është e paligjshme. Rrezikon punën e artistëve dhe jetesën e njerëzve që punojnë me ta për të krijuar dhe publikuar muzikën e tyre”, ka thënë Daryl Fryatt nga Policia britanike.
Dalziel u arrestua më 9 janar 2023. Policët sekuestruan nga ajo tri disqe që përmbanin 291,941 këngë.