Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
P. Diddy

Bastisen pronat e reperit të njohur amerikan në Los Angeles dhe Miami

P.Diddy

Sean Diddy Combs

Pronat e reperit me famë botërore, Sean Diddy Combs, i njohur si P.Diddy, në Los Angeles e në Miami janë bastisur të hënën.

Departamenti i Sigurisë Shtetërore ka deklaruar se ka autorizuar bastisjen në pronat e Diddyt në New York, Miami e Los Angeles, si pjesë e aksionit të hetimit që po zhvillohet kundër tij, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si pjesë e kësaj bastisjeje, deri më tani, janë kontrolluar pronat që këngëtari ka në Miami e Los Angeles.

Autoritetet nuk kanë specifikuar arsyen e bastisjes e as nëse ky aksion ka lidhje me Diddyn.

Megjithatë dy ligjvënës i kanë thënë AP-së se bastisjet janë pjesë e hetimit që po ndodhë kundër Diddyt për trafikimin seksual.

Përgjatë fundit të vitit të kaluar u ngritën disa procedura penale kundër Diddyt, pasi ai u padit nga disa gra për dhunim, abuzim e trafikimin seksual.

Këto akuza janë në mesin e katër padive që janë ushtruar ndaj Diddyt nga katër gra të ndryshme, duke përfshirë një padi nga ish-e dashura e tij Cassie, me të cilën ishte në lidhje për 10 vjet.

Padia e Cassiet u tërhoq një ditë pasi ajo e paraqiti, duke rregulluar çështjen me marrëveshje private.

Megjithatë Diddy i ka mohuar të gjitha akuzat përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Në përgjigjën në padi ai ka mohuar akuzat e paditëses Jane Doe, duke thënë se asnjëherë nuk mori pjesë në asnjë nga ngjarjet e pretenduara.

https://bbc.com/news/world-us-canada-68661857