Në një betejë ligjore që mori shumë vëmendje, aktori dhe regjisori Justin Baldoni ka paditur aktoren Blake Lively dhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, për shpifje dhe shantazh, duke kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim.
Agjencia e lajmeve, Associated Press, ka shkruar se në padi pretendohet se çifti ka manipuluar gjatë xhirimit të filmit “It Ends With Us” (filmi romantik i bazuar në romanin e Colleen Hoover) për të dëmtuar reputacionin e Baldonit dhe anëtarëve të tjerë të stafit, duke shpikur akuza të rreme për ngacmim dhe abuzim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBaldoni akuzon Lively dhe Reynolds për përpjekjen për të kontrolluar suksesin e filmit dhe përdorimin e fuqisë së tyre për të dëmtuar emrin e tij.
Kjo padi vjen pas një padie që ka ngritur më parë Lively, e cila akuzon Baldonin dhe të tjerët për hakmarrje pasi ajo kishte akuzuar aktorin për trajtim të keq gjatë xhirimit të filmit.
Në padinë e tij, Baldoni mohon akuzat për ngacmim, duke thënë se Lively kishte shprehur pasiguri për dukjen e saj, pasi që kishte lindur fëmijë dhe se pyetja e tij për peshën e saj ishte për të siguruar atë se duket bukur gjatë xhirimeve.
Sipas padisë, “Baldoni u përpoq t’i jepte siguri asaj për dukjen” dhe gjithashtu theksohet se Reynolds “e akuzoi Baldonin për ngacmim të gruas së tij”.
Baldoni gjithashtu e akuzon Livelyn se qëllimshëm e ka dorëzuar padinë padinë në ditët e zjarreve masive që shpërthyen në Los Angeles, në kohën kur ai ishte duke e menaxhuar frikën për shtëpinë e tij.
Përgjigja e avokatëve të Livelyt thotë se do të paraqiten prova që tregojnë se edhe aktorë të tjerë kishin përjetuar eksperienca të ngjashme me Baldonin.
“Strategjia e sulmit ndaj gruas tregon qartë se ai është i dëshpëruar tashmë, duke mos ditur si të veprojë, dhe nuk e kundërshton provën që ekziston në padinë e zonjës Lively”, kanë deklaruar avokatët e aktores.
Kjo betejë ligjore pasqyron diskutimet më të mëdha në Hollywood për trajtimin e aktoreve në sheshxhirimet e filmave dhe trajtimin e akuzave për ngacmim.