Showbiz

Bad Bunny shkëlqen në “Latin Grammys”, fiton çmimin kryesor

bad bunny

Artisti 31-vjeçar Bad Bunny ka dalë si fitues i disa çmimeve nga ceremonia e “Latin Grammy” – ceremonia vjetore që nderon arritjet më të mira në muzikën latine.

Ai ishte në mesin e yjeve që morën pjesë në ceremoninë në Las Vegas të enjten dhe mori me vete në shtëpi pesë çmime, përfshirë atë që albumin e vitit për “Debi Tirar Mas Fotos”.

Në fjalimin e pranimin të çmimit ai falënderoi familjen e tij dhe përmendi vendlindjen, Puerto Rico, shkroi FemaleFirst. 

“Edhe  një herë, falënderoj Zotin, dhe nënën që më lindi. Ia dedikoj këtë çmim rinisë dhe fëmijëve të Amerikës Latine, veçanërisht atyre në Puerto Rico. Asnjëherë mos ndaloni të ëndërroni apo të jeni vetvetja. Nuk ka rëndësi prej nga vjen, mos harro kurrë prej nga ke ardhur as se ku po shkon”, ka thënë ai.

Bad Bunny ishte ndër kandidatët kryesore për çmimet e këtij viti me 12 nominime. Përveç se fitoi çmimin për albumin e vitit, ai u nderua edhe me çmimin për performancën më të mirë dhe këngën më të mirë urbane, përformancën më të mirë reggaeton dhe albumin më të mirë të muzikës urbane.

Ai do të konkurrojë edhe në Cmimet Grammy më 2 shkurt, me gjashtë nominime që ka marrë, përfshirë atë për albumin e vitit.

Emra të tjerë që u nderuan në “Latin Grammys” ishin Alejandro  Sanz, Gloria Estefan, Ca7riel dhe Paco Amoroso, Andres Cepeda, e të tjerë.