Superylli 32-vjeçar, Bad Bunny i cili këtë vit ishte protagonist i spektaklit të pjesës së parë të Super Bowl dhe ka luajtur në filma si “Bullet Train”, “Happy Gilmore 2” dhe “Caught Stealing”, do të ketë një paraqitje speciale në ekskluzivitetin ikonik të animuar të Disney Pixar.
Sipas një njoftimi për media, Bad Bunny do të ketë një “rol zanor” në film si pjesë e një grupi “lodrash të harruara”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo “I lezetshëm pa përpjekje dhe misterioz, Pizza with Sunglasses është anëtar i një komuniteti të vogël, por të fuqishëm, lodrash të harruara që jetojnë në një kasolle të braktisur në oborr”, thuhet në deklaratën e studios, shkruan Female First.
“Toy Story 5” do të drejtohet nga veterani i Pixarit, Andrew Stanton, i cili ka shkruar të gjithë filmat e serisë, si dhe projekte të njohura si “A Bug’s Life”, “Finding Nemo”, “WALL-E” dhe “Monsters, Inc.”
Duke folur për “Variety” mbi qasjen e studios ndaj përzgjedhjes së zërave, ai tha se standardi i tij është: “A ishte një zë i paharrueshëm? A i përshtatet personazhit?”.
Kjo përfshin edhe angazhimin e Conan O’Brien si lodra për trajnimin e fëmijëve “Smarty Pants”, ndërsa zgjedhja e zërit për antagonisten Lilypad ishte veçanërisht e rëndësishme.
“Ajo duhet të mos jetë e pëlqyeshme, por njëkohësisht të duket e ngrohtë dhe tërheqëse. Zëri nuk duhej të kalonte në pikën ku publiku të thoshte: ‘Nuk më pëlqen më, nuk dua ta dëgjoj më.’”, ka thënë producentja Lindsay Collins.
Greta Lee është zgjedhur për t’i dhënë zërin tabletit në formë bretkose, Lilypad, ndërsa bashkëregjisorja McKenna Harris këmbënguli se studioja nuk dëshiron që personazhi të paraqitet thjesht si “villane”.
“Shumë njerëz në studio donin që ajo të ishte antagoniste dhe ishte shumë e vështirë të gjendej balanca, sepse të gjithë kemi emocione të forta ndaj pajisjeve teknologjike. Në fund të ditës, nuk kishte kuptim. Nuk do t’i heqim qafe këto pajisje, sado që të përpiqemi. Unë gjithmonë do ta kem telefonin tim. Ndoshta jam pjesërisht e varur prej tij. Prandaj dukej e drejtë që lodrat të përballeshin me këtë nuancë”, ka thënë ajo.
Filmi vazhdon ngjarjet pas pjesës së katërt, ku Woody (Tom Hanks) largohet nga Bonnie për të ndihmuar në gjetjen e pronarëve për lodrat e braktisura.
Jessie (Joan Cusack) është bërë liderja e dhomës së Bonniet, ndërsa Buzz Lightyear (Tim Allen) është zëvendësi i saj.
Gjërat marrin një kthesë tjetër kur Bonnie, tashmë tetë vjeçe, fiksohet pas tabletit të saj të ri në formë bretkose, Lilypad (Greta Lee).
“Toy Story 5” pritet të dalë në kinema më 19 qershor.