Showbiz

“Baby Shark” shpëton nga gjykatat

baby shark

Gjykata Supreme e Koresë së Jugut ka hedhur poshtë pretendimin e një kompozitori amerikan se producentët e këngës së famshme për fëmijë “Baby Shark” ia kanë vjedhur këngën. Kjo i ka dhënë fund një beteje 6-vjeçare.

Gjykata i ka dhënë mbështetje dy vendimeve të një gjykate më herët që e favorizonin Pinkfong, kompaninë koreano-jugore që qëndron pas melodisë me referenin “doo doo doo doo” që është dëgjuar miliona herë.

Jonathan Wright regjistroi një version të melodisë në vitin 2011 bazuar në një këngë popullore për fëmijë. Versioni i Pinkfongut u publikua në vitin 2016.

Ëright tha se zotëronte të drejtën e autorit për interpretimin, por Pinkfong argumentoi se versioni i tij ishte një aranzhim i së njëjtës këngë popullore, e cila është në domenin publik.

Gjykata vendosi që versioni i Wright “nuk kishte arritur një nivel ndryshimi të konsiderueshëm” nga kënga origjinale popullore që të konsiderohej një vepër e veçantë, që do të thotë se nuk mbrohet si një vepër e veçantë sipas ligjit të të drejtave të autorit.

Filmi “Baby Shark” i Pinkfong u bë shumë viral pasi u publikua në YouTube, në një klip që përfshinte gjeste duarsh që fëmijët të kërcenin së bashku me të.

U bë videoja më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave në nëntor 2020, në kulmin e pandemisë, pasi grumbulloi shtatë miliardë shikime. Pak më shumë se një vit më vonë, u bë videoja e parë në YouTube që arriti 10 miliardë shikime.

Mendohet se “Baby shark” e ka origjinën në SHBA, e krijuar në vitet 1970 dhe u bë e famshme në kampet verore.