Aktori Ashton Kutcher raportohet se është duke i menaxhuar mirë raportimet për xhelozi ndaj afërsisë së bashkëshortes së tij Mila Kunis me një koleg të saj. Zhvillimet në jetën e tij personale vijnë krahas pritjes së tij që të marrë rolin e James Bondit në filmin e ri për agjenti e famshëm 007.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas burimeve për InTouch Weekly, Kunis ka krijuar një raport shumë të afërt me aktorin Josh O’Connor, me të cilin luan në filmin “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery”, ka raportuar SheKnows.
Ani pse kjo marrëdhënie përshkruhet si krejtësisht miqësore, thuhet se situata nuk i pëlqen shumë Kutcherit.
“Ata kanë një kimi të vërtetë, të tillë që nuk mund të shtiret. Ndoshta nuk shihet shumë në film, por vërehet qartë sa herë që janë bashkë në një dhomë apo gjatë gjithë turneut promovues”, ka thënë një burim.
I njëjti burim ka shtuar se Kutcher e mbështet karrierën e Kunisit.
“Puna e Milas në projekte të mëdha në Hollywood është e rëndësishme për të dhe ai dëshiron ta përdorë këtë si shembull për fëmijët e tyre. Por Ashton duhet të jetë realist, është normale që të krijosh miqësi të reja dhe të afrohesh me kolegë të rinj”, ka thënë burimi.
Megjithatë, sipas raportimeve, ai po tregohet i kujdesshëm.
“Ai po sillet në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse dëshiron me çdo kusht të jetë kandidati i radhës për rolin e James Bondit, ose të paktën të jetë në listën e ngushtë”, ka thënë burimi.
Nga ana tjetër, O’Connor është në një lidhje me aktoren Alison Oliver që nga viti 2024.
Sa i përket historisë së dashurisë mes Kutcher dhe Kunis, ata janë njohur fillimisht në serialin “That ‘70s Show”, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç dhe ai rreth 19.
Ata u ribashkuan si miq në vitin 2012, pas ndarjes së Kunisit nga aktori Macaulay Culkin dhe divorcit të Kutcherit nga aktorja Demi Moore.
Pak më vonë, miqësia u kthye në romancë.
Çifti u fejua në muajin shkurt të vitit 2014 dhe u martua një vit më pas. Ata kanë dy fëmijë: vajzën Wyatt Isabelle, e lindur në muajin tetor 2014, dhe djalin Dimitri Portwood, i lindur në muajin nëntor 2016.