Modelja Ashley Graham ka kritikuar trendin në rritje të përdorimit të barnave të diabetiti, të tipit GLP-1, për humbje peshe, duke e konsideruar atë “një shuplakë në fytyrë” për lëvizjen që bë thirrje për pranimin e trupit ashtu siç është (body positivity), ka raportuar People.
Supermodelja dhe aktivistja, e njohur për angazhimin e saj në promovimin e diversitetit të trupit, ka folur për këtë fenomen në një intervistë për Marie Claire, në edicionin vjetor kushtuar amësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është vërtet dekurajuese. Ishte një moment kur gjithçka ishte për pranimin e trupit, pozitivitetin, që secili të jetë ai që dëshiron. Tani duket sikur po shkojmë në drejtimin e kundërt, dhe kjo ndihet si një shuplakë për gratë që më në fund kishin filluar të dëgjoheshin”, ka thënë Graham, duke shtuar se rikthimi i obsesionit me dobësinë në modë dhe në industrinë e argëtimit duket si një kthim prapa.
Megjithatë, Graham ka theksuar se ky trend nuk do ta zhdukë realitetin e diversitetit të trupave.
“Ky ilaç nuk do të zhdukë një kategori të tërë grash. Gjithmonë do të ketë gra që konsiderohen ‘plus-size’”, ka thënë ajo
Barnat GLP-1, të përdorura fillimisht për trajtimin e Diabetit të tipit 2, funksionojnë duke imituar një hormon natyral që rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe oreksin. Ato ngadalësojnë zbrazjen e stomakut, ulin ndjenjën e urisë dhe rrisin ndjesinë e ngopjes, gjë që ka bërë që të përdoren gjerësisht edhe për humbje peshe.
Këto barna janë bërë shumë popullore, brenda dhe jashtë Hollywoodit, me shumë personazhe publike që kanë ndarë përvojat e tyre.
Megjithatë, Graham nuk e sheh këtë si një përmbysje të plotë të progresit të arritur.
“Gjatë karrierës sime kam parë më shumë përparim për gratë ‘plus-size’ sesa disa njerëz i japin meritë industrisë”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se nuk ka arsye të ndalet apo të zemërohet për punën që ka bërë ndër vite.
“Unë thjesht vazhdoj përpara dhe fokusohem te komuniteti që kemi ndërtuar”, ka thënë modelja.
Graham ka përmendur gjithashtu rritjen e influencueseve dhe krijueseve ‘plus-size’ në rrjetet sociale, duke theksuar se diversiteti i trupave po bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe i pranueshëm.
“Është gjëja më e bukur, të shohësh vajza që janë rritur me rrjetet sociale dhe tani kanë një platformë për t’u thënë brezave të rinj: ‘Bëhu vetvetja. Nëse ke celulit, kujt i intereson?’”, ka thënë ajo.
Ajo ka nënvizuar rëndësinë që moda të përfshijë të gjitha gratë.
“Është thelbësore të vazhdojmë të mbështesim gratë e çdo forme, madhësie dhe prejardhjeje, që të kenë rroba që u rrinë mirë dhe të ndihen me vetëbesim”, ka thënë ylli.
Sipas saj, vetëbesimi është universal.
“Në fund të ditës, vetëbesimi nuk diskriminon”, ka thënë ajo.
Në vitin 2025, kur ajo pati lansuar koleksionin e saj, pati theksuar se qëllimi i saj ka qenë gjithmonë i njëjtë: të mos i bëjë trupat temë debati.
“Të flasësh vazhdimisht për trupat dhe madhësitë është lodhëse. Ajo që dua vërtet është që gratë të ndihen të bukura dhe seksi, në çdo formë”, pati thënë ajo.