Ylli 37-vjeçar i muzikës, A$AP Rocky, në bashkëpunim me rrjetin e pagesave Bilt, ka vendosur të mbulojë qiranë e muajit janar për banorët e ndërtesës ku u rrit në Harlem të New Yorkut. Donacioni vjen në shenjë të publikimit të albumit të tij të katërt në studio, “Don’t Be Dumb”.
Rocky ka thënë se gjithçka lidhet me komunitetin që e ka formuar. Sipas tij, Harlemi ka pasur rol vendimtar në jetën dhe identitetin e tij, ndërsa iniciativa për të ndihmuar banorët e pallatit ku u rrit nuk është thjesht biznes, por shprehje e vlerës së komunitetit.
Duke folur për albumin e ri, ai e ka cilësuar “Don’t Be Dumb” si një dedikim për New Yorkun dhe si një mënyrë për të kthyer diçka mbrapsht në vendin që e ka rritur, duke ndihmuar njëkohësisht njerëz në mbarë vendin me pagesën e qirasë.