Aktori Shia LaBeouf është arrestuar në orët e para të së martës në New Orleans, gjatë festimeve të Mardi Gras, pasi dyshohet se ka goditur dy persona në një bar dhe ka shkaktuar kaos.
Sipas policisë së New Orleans, rreth orës 00:45 oficerët u thirrën në zonën Faubourg Marigny, pasi LaBeouf po bëhej gjithnjë e më agresiv në barin "Royal Street Inn and Bar.", ka raportuar The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas dokumenteve gjyqësore, menaxheri i barit u përpoq ta nxirrte jashtë, moment në të cilin aktori dyshohet se tentoi ta godiste.
Pasi u largua, ai thuhet se goditi me grusht një klient që po ndihmonte menaxherin dhe më pas u kthye për ta goditur një tjetër në hundë.
LaBeouf u mbajt nga të pranishmit deri në mbërritjen e policisë, u dërgua fillimisht në spital dhe më pas u arrestua me dy akuza për sulm fizik.
Ai u lirua më vonë.
VIDEO:
EXCLUSIVE: Shia LaBeouf gets beat up in a Mardi Gras fight. https://t.co/Yd56zO4Gcc pic.twitter.com/j2TC8okzOR
— TMZ (@TMZ) February 17, 2026
Mediat lokale kanë raportuar se pak orë pas lirimit u pa në "Bourbon Street" duke vallëzuar me dokumentet e lirimit në gojë.
Seanca e radhës gjyqësore është planifikuar për 19 mars.
Stafi i "Royal Street Inn and Bar" ka deklaruar se ai nuk është më i mirëpritur aty.
Ndërkohë, portali TMZ ka publikuar një video ku aktori shfaqet pa bluzë duke debatuar me një person tjetër, para se të ndihmohet nga mjekët.
Sjellja e tij problematike është raportuar edhe në bare të tjera të qytetit.
Robert Skuse, roje dere në "Ms Mae’s", ka thënë për Hollywood Reporter se aktori u paraqit në një gjendje “disi armiqësore”.
“Në mes të rrëmujës, ai bëri atë skenën ‘A e dini kush jam unë?’” - ka thënë Skuse.
Sipas raportimeve, LaBeouf u kërkua të largohej pasi tentoi të hynte pas banakut për t’u shërbyer pije klientëve.
Aktori ka folur më herët për betejën e tij me alkoolin dhe ka treguar se ka marrë ndihmë nga yje si Mel Gibson, Sean Penn dhe Josh Brolin.
Ai ka kryer rehabilitim të detyruar nga gjykata pas një arrestimi në vitin 2017.
Në vitin 2020, këngëtarja britanike FKA twigs (Tahliah Barnett) e ka paditur për sulm dhe shkaktim të qëllimshëm të traumës emocionale, duke e akuzuar për një model abuzimi “të pamëshirshëm”.
Në padi dhe në një intervistë për New York Times, ajo ka deklaruar se ai e kishte ekspozuar me vetëdije ndaj një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, kishte tentuar ta mbyste dhe e kishte përplasur pas një makine.
LaBeouf i ka mohuar të gjitha akuzat. Çështja u mbyll me marrëveshje në muajin korrik të vitit 2025.
Përfaqësuesit e aktorit nuk kanë komentuar menjëherë rastin.