Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arrestohet djali i Nicolas Cageit, rrahu nënën

Nicolas Cage dhe djali i tij Weston Cage Cappola

Nicolas Cage dhe djali i tij Weston Cage Cappola

Weston Cage Cappola, djali i madh i aktorit, Nicolas Cage, është arrestuar të mërkurën pasi në muajin prill, pretendohet se e sulmoi nënën e tij, Christina Fulton.

33 vjeçi, Weston, ishte në mes të një krize të shëndetit mendor kur u akuzua për sulm fizik ndaj nënës, duke i shkaktuar asaj mavijosje të syrit, shkruan The Sun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Weston u ndalua të mërkurën me akuzën për sulm fizik, ndërkohë që u lirua me kusht menjëherë pas pagesës së dorëzanisë prej 150 mijë dollarësh.

Në muajin prill, pas incidentit, Fulton kishte dhënë një deklaratë duke sqaruar se çfarë kishte ndodhur.

“Weston e unë nuk kemi pasur asnjë mosmarrëveshje para incidentit. Të dielën, më 28 prill, më kanë kontaktuar disa shokë të Westonin duke më kërkuar të iu ndihmoj sepse thanë që ai është duke pësuar një krizë të shëndetit mendor. Pasi shkova në vendin e ngjarjes, më priti djali im, i cili shihej se nuk ishte mirë, gjë që u shndërrua në një eksperiencë të tmerrshme. Gjithnjë e kam mbështetur idenë që t’i ndihmojë djalit rreth problemeve me shëndetin mendor. Jam duke bërë gjithçka që mundem që ai të marrë mbështetjen që i duhet”, ka thënë Fulton.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Weston u arrestua. Në vitin 2011 si dhe 2017 ai ishte arrestuar për dhunë në familje.