Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande përkrah De Niros e Stillerit në trailerin e ri të filmit “Focker In-Law”

Ariana Grande, Robert de Niro dhe Ben Stiller

Ariana Grande, Robert de Niro dhe Ben Stiller

Foto: Associated Press

Traileri i parë i filmit “Focker In-Law” është prezantuar në CinemaCon, duke rikthyer në ekran dyshen e njohur, aktorët, Ben Stiller dhe Robert De Niro, së bashku me një emër të ri në kast, Ariana Grande, ka shkruar The Hollywood Reporter.

Filmi është vazhdim i projektit të njohur filmik “Meet the Parents” dhe pritet të dalë në kinema më 27 nëntor. Në kast rikthehen edhe Owen Wilson, Blythe Danner dhe Teri Polo, ndërsa për herë të parë bashkohen Beanie Feldstein dhe Grande.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë prezantimit në skenë, Stiller ka bërë shaka për pauzën e gjatë mes filmave.

“E kishim planifikuar një pushim prej 15 vjetësh mes filmit të tretë dhe të katërt”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar me humor se tashmë është në të njëjtën moshë që kishte qenë De Niro në filmin e parë.

“Mund të thuhet që unë jam De Niro i ri i kësaj serie”, ka thënë ai.

Kjo bëri që De Niro të ngjitej në skenë dhe të përgjigjej me ironi.

“Mos e thuaj këtë. Është shumë mosrespektuese. Bëre një krahasim aspak të favorshëm që më detyroi të mbroj nderin tim”, ka thënë ai me shaka.

Të dy aktorët vlerësuan edhe rolin e Grandes.  

TRAILER:

“Ajo ka marrë një nominim për Oscar. Sa të tillë ke ti? Nuk e kam shkruar unë këtë”, ka thënë De Niro me shaka.

Në trailer, historia nis me një skenë që kujton filmin e parë: De Niro i bën personazhit të Grandes një test me detektor gënjeshtrash.

Në një moment, personazhi i Stillerit pyet: “A mendon se e mbaj Henrin peng emocionalisht?”.

Ndërsa Grande i befason të gjithë duke thënë: “Njerëzit më nënvlerësojnë, por në fakt kam qenë negociatore pengjesh për FBI-në”.

Më vonë, kur mëson se djali i tij po planifikon fejesë me të, Stiller pyet: “A je i sigurt që ajo është e duhura?”.

Filmi përqendrohet te djali i familjes, i luajtur nga Skyler Gisondo, i cili fejohet me një vajzë që familja mendon se nuk është aspak e përshtatshme për të.

Regjinë e mban John Hamburg, i cili ka punuar edhe në filmat e mëparshëm të këtij projekti filmik. Filmi i parë i vitit 2000 pati sukses të madh, duke fituar mbi 330 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa vazhdimi “Meet the Fockers” arriti edhe më shumë, me mbi 522 milionë dollarë fitime.

CinemaCon, ku u prezantua traileri, është një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së filmit, që mbledh çdo vit studiot më të mëdha të Hollywoodit dhe pronarët e kinemave nga e gjithë bota.