Aktorja Anne Hathaway ka treguar se ka bërë një “ndryshim të vetëdijshëm” në jetën e saj, duke vendosur të mos jetojë më si një person i stresuar, pasi mendon se kjo nuk është e drejtë për njerëzit përreth saj.
Ylli i filmit “The Devil Wears Prada 2”, e cila ka dy djem, Jonathan, 10 vjeç dhe Jack, 6 vjeç, me bashkëshortin Adam Schulman, ka thënë se nuk ishte e drejtë që të tjerët të përballeshin me presionin dhe mbingarkesën e saj emocionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“Nuk mund të kalosh mirë në një festë nëse mikpritësja është e stresuar ose e shfaq stresin e saj. Vendosa që nuk ishte e drejtë të jetoja jetën time si një person i stresuar. Nuk dua që fëmijët e mi ta përjetojnë këtë, nuk dua që miqtë e mi ta përjetojnë këtë, nuk dua që të panjohurit ta ndjejnë këtë, as njerëzit me të cilët punoj”, ka thënë ajo ë një intervistë për revistën Harper's Bazaar.
Kështu që ajo ka thënë se ka bërë shumë punë me veten për të mësuar si ta përpunojë ndryshe gjithçka që i ndodh.
“Kam bërë shumë punë me veten në mënyrë që të mos ndihem e mbingarkuar nga ajo që më vjen dhe nga ajo në të cilën marr pjesë, por përkundrazi të ndihem e emocionuar nga kjo”, ka thënë tutje ajo.
43-vjeçja ka treguar gjithashtu se ka hequr dorë nga ideja për të gjetur “balancë” në jetë, duke besuar se harmonia është një qëllim më realist.

“Më parë kisha një fokus shumë të fortë dhe të pandërprerë. Tani nuk mund ta përshkruaj më jetën pa fëmijë, por fëmijët të ndërpresin gjatë gjithë kohës. Unë dhe miqtë e mi flasim shpesh për këtë dhe ndiejmë se ideja e balancës na lodh shumë. Nëse pesha anon nga njëra anë, duhet ta rregullosh nga ana tjetër, dhe kjo na tensionon në vend që të na japë qetësi. Prandaj themi: ‘Ne kërkojmë të harmonizojmë jetën tonë’”, ka thënë ajo.
Hathaway u bë e njohur në mbarë botën në moshën 19-vjeçare me filmin “The Princess Diaries”.
Ajo u shpreh se e vlerëson faktin që fansat e saj janë rritur bashkë me të ndër vite, por ndjen keqardhje që nuk ka qenë mjaftueshëm e organizuar për t’u përfshirë më shumë në jetët e tyre.

“Ndihem sikur kam qenë si një kujdestare për të gjithë. Isha ende fëmijë kur xhirova ‘The Princess Diaries’. Ende isha një 22-vjeçare e çrregullt kur bëra ‘The Devil Wears Prada’. Kështu që, në një farë mënyre, jemi rritur bashkë dhe unë jam shumë e lumtur për ta dhe për jetët e tyre”, ka thënë ajo.
Sipas saj kjo është diçka e çuditshme dhe shumë e bukur kur njerëzit i dërgojnë njoftime për diplomimin nga shkolla e mesme apo ftesa për dasma.
“Më vjen keq, sepse nuk mund të bëj asgjë për ta në këto raste, pasi nuk jam aq e organizuar sa Taylor Swift. Ndoshta një ditë do të jem”, ka thënë aktorja.