Filmi i parë i Angelina Jolie që nga projekti biografik “Maria” vjen në ekran të madh këtë verë.
Studioja filmike “Vertical” ka publikuar pamjet e para të filmit me titull, “Couture”. Në të, fituesja e çmimit “Oscar” portretizon Maxinën, një regjisore amerikane, jeta e së cilës merr një kthesë të papritur kur ajo udhëton për në Paris gjatë Javës së Modës. Maxine e gjen veten të zënë midis një projekti të rëndësishëm në të cilin po punon, një romance me një burrë francez dhe një diagnoze shkatërruese të kancerit të gjirit.
E tërhequr në një histori dashurie me një bashkëpunëtor të njohur, ndërsa rruga e saj kryqëzohet me gra të moshave dhe prejardhjeve kulturore të ndryshme - të gjitha duke luftuar për të marrë kontrollin e fateve të tyre - Maxine përfundon në një udhëtim thellësisht personal të vetëzbulimit që e detyron atë të përballet me zgjedhjet që i japin formë jetës së saj.
Louis Garrel, Ella Rumpf, Garance Marillier, Anyier Anei dhe Vincent Lindon gjithashtu luajnë në filmin, në të cilin Jolie përveç rolit kryesor vjen edhe në rolin e producentes.
“Couture” lansohet nëpër kinema më 26 qershor.
-
Jolie: nuk duhet të kemi frikë të flasim për kancerin
-
The Guardian: Angelina Jolie nuk është zgjedhja e duhur për filmin rreth modës, “Couture”
-
Angelina Jolie rikthehet si regjisore me dramën "Without Blood"
-
“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura
-
“Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”