Amber Heard, e njohur për rolin e saj në “Aquaman and the Lost Kingdom”, ka bërë një paraqitje befasuese në dokumentarin “Silenced”, që trajton përdorimin e padive për shpifje nga burra të akuzuar për abuzim për të heshtur gratë. Ajo tha se nuk dëshiron më të tregojë historinë e martesës së saj me Johnny Depp.
Në një intervistë për dokumentarin, Heard tha: “Kjo nuk ka të bëjë me mua. Kam humbur aftësinë për të folur. Nuk jam këtu për të treguar historinë time. Nuk dua të përdor zërin tim më. Ky është problemi.”
Avokatja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Jennifer Robinson, e cila e ka ndihmuar Heard gjatë padisë për shpifje të Depp kundër gazetës The Sun në 2018, kujtoi se fansat e ish-bashkëshortit të saj e shanin dhe e tallnin ndërsa shkonte në gjykatë. Heard tha se eksperienca e saj është një version i përforcuar i asaj që shumë gra përjetojnë.
Megjithatë, aktorja 39-vjeçare tha se e gjen forcë te gratë që guxojnë të flasin.
“Më jep forcë të shoh njerëz të tjerë që luftojnë. Gratë që guxojnë të sfidojnë pabarazinë e fuqisë. Duke parë fytyrën e vajzës sime që rritet dhe fillon të hyjë në këtë botë… besoj se mund të jetë më mirë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Depp humbi padinë e shpifjes ndaj The Sun, por gjithashtu paditi Heard për një editorial që ajo shkroi mbi mbijetesën e abuzimit në familje, edhe pse nuk e përmendi emrin e tij. Juria i dha Depp një dëm prej 1 milion dollarësh.