Showbiz

Amber Heard bëhet nënë e binjakëve, në Ditën e Nënës zbulon emrat e tyre

Amber Heard

Amber Heard

Foto: Associated Press

Amber Heard është bërë nënë sërish, kësaj radhe me binjakë. Aktorja 39-vjeçare njoftoi të dielën në Instagram se ka mirëpritur në familje një djalë dhe një vajzë, të cilët i ka quajtur Ocean dhe Agnes. 

Ajo ndau lajmin bashkë me një foto të këmbëve të vogla të fëmijëve, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

“Të bëhem nënë vetë dhe sipas kushteve të mia, përkundër sfidave të mia me fertilitetin, ka qenë përvoja më mirë e jetës sime. Jam përjetësisht mirënjohëse që pata mundësinë ta bëj këtë me përgjegjësi dhe mendim të thellë”, ka shkruar Heard.

Aktorja jeton aktualisht në Spanjë, pasi u tërhoq nga jeta publike pas betejave ligjore të profilit të lartë me ish-bashkëshortin, aktorin, Johnny Depp. Ajo është gjithashtu nënë e vajzës katërvjeçare Oonagh.

Në postimin për Ditën e Nënës, Heard ka shkruar se tani po feston “plotësimin e familjes” për të cilin ka ëndërruar prej vitesh.