Dikur pjesë e serialeve vendore “Kafeneja Jonë” dhe “Zyra për Gjithçka”, sot drejt skenës ndërkombëtare. Aktorja shqiptare nga Kosova, Lyra Xhoci, po e ngre karrierën e saj në tjetër nivel.
Ajo tashmë është pjesë e serialit “Ripple” në Netflix, një projekt me 8 episode që ndjek historinë e katër të panjohurve në qytetin e New Yorkut, të cilët përballen me jetën pas humbjeve që i ndryshojnë përgjithmonë.
Mes tyre spikat edhe Lyra, e cila shfaqet në 6 nga 8 episodet, në rolin e një infermiereje.
Ky angazhim shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt skenës ndërkombëtare, duke e pozicionuar emrin e saj përkrah projekteve të mëdha dhe gjithçka tregon se kjo është vetëm nisja e një rruge edhe më të ndritur.


VIDEO:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo