Zyrtarisht është bërë e ditur se filmi “Shrek 5” do të realizohet në vitin 2026.
Në vazhdimësinë e këtij filmi, në rolet e tyre përkatëse, do të luajnë aktorët e njohur si Mike Myers, Eddi Murphy e Cameron Diaz, shkruan The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania prodhuese e filmave, “DreamWorks Animation”, e cila prodhoi të gjithë filmat “Shrek”, e ka konfirmuar lajmin duke bërë të ditur se versioni i ri i filmit do të publikohet më 1 korrik të vitit 2026.
Franshiza e përbindëshit të gjelbër pati filluar në vitin 2001. Ai u shndërrua shpejt në fenomen për kritikët dhe arkat filmike.
Kur premiera e parë e filmit “Shrek” u shfaq në festivalin e filmit në Cannes, ishte hera e parë, në më shumë se pesë dekada, që një film i animuar po garonte për çmimin prestigjioz Palma e Artë.
Filmi u bë fituesi i parë i çmimit “Oscar” në kategorinë e filmave të animuar.
Pasi grumbulloi plot 487 milionë dollarë në arkat filmike, Shreku e shndërroi “DreamWorksin” në thesar gjigant, duke nxitur bashkëpunime të tjera po aq të suksesshme.