Këngëtarja e famshme, Adelina Ismaili, ka publikuar pesë këngë në minialbumin e titulluar “Grua”.
Këngëtarja ka thënë se këngët janë për gratë e vajzat që guxojnë t’i thonë stop dhunës.
“Pesë këngë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë. Grave e vajzave që guxojnë ti thonë STOP dhunës, e të braktisin burra të ligë. Për herë të parë në historinë e vendit tim, gruaja po tregon që din e mundet vet. Ju jeni forca. Ju jeni inspirimi. Ju jeni liria. Projekti GRUA është tingull i krenarisë për secilën nga ju!” ka shkruar ajo në rrjete sociale.
“Bajat”, “Baju”, “A je ti”, “Vet kom vendos” dhe “Liria është femër” janë titujt e këngëve të publikuara.
Për muzikën e tyre është kujdesur Mentor Haziri e për tekstin vetë këngëtarja.