Artisti i njohur, The Weeknd ka fshirë postimet në llogarinë e tij në Instagram dhe ka ndarë në Instagram Story vetëm një fotografi të vjetër të Lady Gagas, duke ndezur dyshimet se mund të vijë një bashkëpunim i ri mes tyre.
Artisti i hitit “Timeless” ka pastruar krejtësisht profilin e tij në Instagram dhe në InstaStory ka postuar një fotografi nga koha e albumit të Gagas, “The Fame”, ku ajo shfaqet para një makine Lexus të zezë me targën LADYGAGA.

Postimi nuk kishte asnjë përshkrim, duke i lënë fansat të hamendësojnë, ka shkruar FemaleFirst.
Rreth një vit më parë qarkullonin zëra se The Weeknd mund të ishte pjesë e albumit më të fundit të Gagas, “Mayhem”, por kur albumi u publikua në muajin mars, nuk kishte asnjë duet mes tyre.