Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

120 persona do ta padisin Diddyn për abuzim seksual

Diddy

Foto: Associated Press

Mbi 100 persona po e padisin reperin Sean “Diddy” Combs për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual, ka thënë një avokat amerikan.

Avokati Tony Buzbee ka thënë se disa prej viktimave të pretenduara përfshijnë të mitur, të vegjël deri në 9 vjeç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Erica Wolff, një avokate që përfaqëson Combsin, ka thënë se ai mohon kategorikisht të gjitha pretendimet.

Buzbee ka theksuar se me ekipin e tij do të bëjnë gjithçka për të zbardhur të vërtetën.

Ka thënë se gjithsej 120 viktima po i përfaqëson, gjysma e të cilëve janë burra e gjysma gra. Sipas tij, 25 prej tyre ishin të mitur kur u abuzuan. Kjo shënon herën e parë që Combs akuzohet për abuzim seksual të fëmijëve.

Combs u arrestua javën e kaluar dhe përballet me akuza penale për shantazh dhe trafikim seksual. Aktualisht gjendet në mbajtje dhe i është mohuar lirimi me dorëzani.