Në Gala Mbrëmjen prestigjioze “THE BEST OF KOSOVA 2025”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, lideri i marketeve në Kosovë – Viva Fresh Store, shkëlqen duke u vlerësuar me tri nga çmimet më të rëndësishme të ekonomisë sonë:
🏆 TATIMPAGUESI I VITIT 2025
🏆 PUNËDHËNËSI I VITIT 2025
🏆 MIRËNJOHJE: ZGJERIMI MË I SUKSESSHËM I INVESTIMEVE NË RAJON 2025
Këto çmime nuk janë vetëm mirënjohje.
Janë dëshmi e rrugëtimit tonë, e angazhimit të secilit punëtor e bashkëpunëtor, e korrektësisë, transparencës dhe vizionit që Viva Fresh Group po e ndërton dhe po e dëshmon çdo ditë – jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që janë pjesë e këtij suksesi.
Kudo, jemi bashkë!



