Reklama

SPAR Kosova pjesë e Kongresit të 68-të të SPAR International!

SPAR Kosova

CEO i SPAR Kosova z.Agon Gashi, mori pjesë në Kongresin e 68-të të SPAR International, i cili këtë vit u mbajt në Zagreb të Kroacisë, me temën “Investing in Growth”. Ky kongres bashkoi liderët më të rëndësishëm të rrjetit SPAR nga mbarë bota, të cilët paten rastin të shkëmbejnë përvojat, idetë dhe vizionet për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje strategjike.

Gjatë konferencës, z. Gashi mbajti një prezantim ku ndau rrugëtimin e SPAR Kosova në zhvillimin e tregut vendor, e poashtu edhe zhvillimet më të rëndësishme të kompanisë për periudhën 2021–2025.

Në fokus të prezantimit ishin disa nga shtyllat kryesore të suksesit dhe orientimit strategjik të kompanisë, përfshirë:

1. Programi multi-brand i lojalitetit – Kartela Plus;

2. Zgjerimi i ofertës me produkte unike nga brendi SPAR;

3. Hapjet e reja të dyqaneve;

4. Investimet në zhvillimin profesional të stafit;

5. Angazhimin në komunitet.

Z. Gashi theksoi rëndësinë e planifikimit afatgjatë dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar në arritjen e objektivave të përbashkëta për sukses. Ai gjithashtu potencoi rolin aktiv të SPAR Kosova në rrjetin global të SPAR International dhe përkushtimin e kompanisë për të sjellë praktikat më të mira ndërkombëtare në tregun e Kosovës.