Reklama

Si të shpëtojmë nga lagështia dhe myku i tepërt në shtëpi apo banesë?

Air Max Kosova Absorbues të lagështisë

Kudo që ka jetë, ka lagështi. Ne krijojmë lagështi vetë, përmes stilit të jetesës, aktiviteteve të përditshme dhe përdorimit të ambientit ku jetojmë - duke marrë frymë, fjetur, gatuar, larë e ujitur lule.
Një ambient me lagështi na bën të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe përkeqëson simptomat e alergjive dhe sëmundjeve, si astma dhe artriti. Kushdo që është përpjekur të eliminoj lagështinë në shtëpi ose banesë të paktën një herë në jetën e tij, e di se është punë e mundimshme. Lagështia sjell me vete një sërë fenomenesh të pakëndshme si myku, njolla të errëta në mure, aroma të pakëndshme në shtëpi, por edhe në rroba.

Zbuloni cila është zgjidhja e shpejtë për lagështinë e tepërt në shtëpinë tuaj!

Përqendrimi optimal i lagështisë në shtëpi duhet të jetë midis 50% dhe 60%. Sipas shkakut ekzistojnë dy lloje të lagështisë, njëra lidhet me ndërtimin, dhe në këtë rast, shtypja e lagështisë së tepërt shpesh kërkon ndërhyrje më serioze në ndërtim. Lloji tjetër i lagështisë është ai që krijohet nga përdorimi i përditshëm i hapësirës brenda ndërtesave tashmë të përfunduara. Në këtë situatë, ka mënyra për të zgjidhur problemin e lagështisë së tepërt që janë shumë më të thjeshta dhe më të lira.
Një zgjidhje e besueshme në luftën kundër lagështisë së tepërt është absorbuesi i lagështisë Air Max® që shtyp kondensimin, lagështinë, mykun dhe aromat e pakëndshme. Absorbuesit e lagështisë Air Max® kontribuojnë në vendosjen e një ekuilibri të mirë të lagështisë në shtëpi duke reduktuar lagështinë e tepërt në një nivel optimal në ambientet e banimit si dhomat e gjumit, kuzhina, dhomat e ndenjes dhe banjot, por edhe në bodrume, garazhe etj. Të përshtatshme janë për përdorim gjatë gjithë vitit.

Në çfarë mënyrash të tjera mund të kufizojmë sasinë e lagështisë në shtëpi?

Është e mundur të kufizohet sasia e lagështisë që krijojmë në shtëpi. Një nga rekomandimet është sigurimi i ventilimit dhe ngrohjes më të mirë të zonës me lagështi. Gjithashtu, mobiljet duhet të jenë më larg mureve në mënyrë që ajri të qarkulloj. Rekomandohet që gjithmonë të fshini muret dhe derën e kabinës së dushit pas larjes. Mbajeni gjithmonë aspiratorin e kuzhinës gjatë gatimit dhe kontrolloni rregullisht filterin e tij. Ngrohni shtëpinë në mënyrën e duhur dhe përpiquni të parandaloni rënien e temperaturës nën 15 °C, edhe gjatë natës.
Para se të zgjidhni një absorbues lagështie, është e rëndësishme të përcaktoni madhësinë e ambientit tuaj dhe nivelin e lagështisë që dëshironi të kontrolloni. Një zgjedhje e kujdesshme dhe e cila ju ndihmon të largoni këto probleme përgjithmonë, janë produktet Air Max.

Me siguri po pyesni vetën ku mund t’i gjeni këto produkte nga Air Max?

Ato mund t’i gjeni shumë lehtë në pikat kryesore të rrjeteve të marketeve të mëdha në vendin tonë, si Bau Market, Viva Fresh Store, Albi Market, ETC. Gjithashtu, ato janë në dispozicion edhe në pikat e Aktivit në Drenas, Komoran e Fushë Kosovë.

Air Max, një zgjidhje e besueshme, efektive dhe praktike për të mbajtur ambientin tuaj të thatë dhe të këndshëm.

*Artikull i sponsorizuar